Rreth Reformës

Rreth Audi Reformës

Që nga viti 2004, Reforma është përfaqësuesi zyrtar dhe i vetëm i Audi-t në Kosovë, me autosallon dhe servis të autorizuar.

Historia jonë

Në vitin 2004 marka Audi erdhi për herë të parë në Kosovë, e përfaqësuar ekskluzivisht nga Reforma si distributor dhe servis i autorizuar për gjithë territorin e vendit. Me një ekip të trajnuar nga Audi, Reforma ka ndërtuar një standard të ri cilësie në shitjen dhe mirëmbajtjen e veturave.

Autosalloni

Ju mirëpresim çdo ditë pune për të parë nga afër modelet Audi ose për të konfiguruar veturën tuaj, me këshillim profesional nga stafi ynë.

Servis i autorizuar për katër marka

Që nga viti 2004, Reforma është servis i autorizuar për Audi, Volkswagen, Škoda dhe SEAT, me pjesë origjinale dhe garanci dyvjeçare nga prodhuesi.