Pionierë të Eksperiencës Premium në Kosovë që nga viti 2004
Viti 2004 shënon një moment historik për industrinë automobilistike në Kosovë — ardhjen për herë të parë të markës prestigjioze Audi, përfaqësuar ekskluzivisht nga Reforma si distributori dhe servisi i autorizuar për të gjithë territorin e vendit.
Me përkushtim të palëkundur dhe një ekip të trajnuar nga vetë Audi, Reforma ndërtoi themelet e një standardi të ri të cilësisë dhe besueshmërisë në shitjen dhe mirëmbajtjen e veturave. Gjatë më shumë se një dekade e gjysmë, ne kemi tejkaluar sfidat, kemi fituar besimin e mijëra klientëve dhe kemi krijuar një reputacion të pathyeshëm për korrektësi dhe profesionalizëm.
Sot, Reforma është më shumë sesa një auto sallon — është një destinacion për pasionin automobilistik dhe një pikë referimi për teknologjinë më të fundit në shërbim të klientit.
Auto Sallon
Në ambientet tona moderne, ju mirëpresim çdo ditë pune për të eksploruar gamën më të fundit të modeleve Audi. Qoftë nëse jeni në kërkim të një modeli të gatshëm apo dëshironi ta konfiguroni veturën tuaj sipas dëshirës, stafi ynë do t’ju udhëzojë me kujdes dhe profesionalizëm në çdo hap të procesit.
Auto Servis i Autorizuar
Për të siguruar që vetura juaj të ruajë performancën dhe sigurinë maksimale, Reforma ofron një servis të autorizuar me standardet më të larta të prodhuesit. Ofruam shërbime të dedikuara për markat Audi, Volkswagen, Škoda dhe SEAT, me përdorimin e pjesëve origjinale dhe garanci dyvjeçare nga prodhuesi.
Licencë për Brende të Reja
Më 8 Shtator, Reforma zgjeroi rrjetin e autorizimeve duke u licencuar zyrtarisht si servis për markat Volkswagen, Škoda dhe SEAT — një dëshmi tjetër e përkushtimit tonë për të ofruar vetëm më të mirën për klientët tanë.
Reforma nuk është vetëm një emër — është një filozofi e ndërtuar mbi cilësi, besim dhe kujdes të veçantë për çdo klient. Ju mirëpresim që të bëheni pjesë e kësaj historie suksesi.