
Audi A5 e-hybrid i ri kombinon dinamizmin, efikasitetin dhe autonominë e gjatë elektrike
E ndërtuar mbi platformën Premium Platform Combustion (PPC), Audi A5 e re mirëpret anëtarë të rinj në familjen e saj. Përveç modeleve me motor të pastër me djegie të brendshme, Audi ofron tani për herë të parë dy modele plug-in hybrid (PHEV) me dy nivele fuqie për serinë A5. Klientët përfitojnë nga komoditet më i madh dhe risi teknologjike për përdorim të përditshëm. Gjenerata e re e baterive HV ka rreth 45% më shumë kapacitet, ndërsa frenimi rikuperues i përmirësuar kontribuon në autonomi elektrike deri në 110 kilometra.
Audi ofron versionet Avant dhe Sedan si e-hybrid quattro, në dy nivele fuqie, me deri në 270 kW fuqi totale
Efikasitet dhe disponueshmëri më e lartë e fuqisë, falë baterisë HV me kapacitet më të madh, dendësi më të lartë energjie dhe strategji të zgjuar rikuperimi
Menaxhimi inteligjent hibrid siguron strategji optimale funksionimi dhe autonomi elektrike deri në 110 km (68 milje)
Me familjen e re A5, Audi ka hapur një kapitull të ri në historinë e saj të suksesshme të veturave të segmentit të mesëm – me një stil më ekspresiv, teknologji të avancuar të motorëve me djegie, dhe një koncept të ri funksionimi. Modelet e reja plug-in hybrid të serisë A5 ofrojnë më shumë fleksibilitet dhe efikasitet, ndërsa për t’i bërë edhe më të dallueshme, Audi prezanton emërtimin teknologjik të ri “e-hybrid”, që hyn menjëherë në përdorim.

Audi A5 Avant e-hybrid quattro dhe Audi A5 Sedan e-hybrid quattro të reja janë të disponueshme në dy nivele fuqie: 220 kW dhe 270 kW. Të dy versionet janë të pajisura me një motor 2.0 TFSI që prodhon 185 kW (252 kf), në kombinim me një motor elektrik që ofron deri në 105 kW.
Në versionet me 270 kW, si Avant ashtu edhe Sedan përshpejtojnë nga 0 në 100 km/h për vetëm 5.1 sekonda.
Në versionet me 220 kW, përshpejtimi 0–100 km/h bëhet në 5.9 sekonda.
Të gjitha variantet arrijnë një shpejtësi maksimale prej 250 km/h (155 mph).
Zemra e modeleve të reja A5 plug-in hybrid është bateria e re me tension të lartë, e vendosur në pjesën e pasme të automjetit. Audi ka rritur kapacitetin e saj në 25.9 kWh (neto 20.7 kWh) – një rritje prej rreth 45% krahasuar me gjeneratën e mëparshme.
Gjithashtu, fuqia maksimale e karikimit me rrymë alternative (AC) është rritur në 11 kW, çka shkurton kohën e karikimit nga 0 në 100% në vetëm 2.5 orë.

Audi ka rritur ndjeshëm edhe performancën e rikuperimit të energjisë gjatë frenimit, dhe tani drejtuesit mund të rregullojnë nivelin e frenimit rikuperues në modalitetin elektrik (EV) përmes komandave pas timonit. A5 e-hybrid e re funksionon kryesisht në mënyrë elektrike sa herë që është e mundur, duke shfrytëzuar maksimalisht ngarkesën e baterisë për të mbërritur në destinacionin e zgjedhur. Kur kjo funksion aktivizohet, automjeti rikuperon automatikisht energjinë bazuar në të dhënat e rrugës nga sistemi i navigimit. Rikuperimi funksionon edhe pa udhëzim aktiv të rrugës.
Menaxhimi hibrid te modelet e reja është projektuar për efikasitet, fleksibilitet dhe komoditet maksimal për drejtuesin, dhe zgjedh automatikisht strategjinë optimale të funksionimit. Disponohen dy mënyra funksionimi:
“EV” – automjeti lëviz vetëm me energji elektrike.
“Hybrid” – sistemi ruan një nivel të caktuar të karikimit për përdorim më vonë, p.sh. për lëvizje elektrike në qytet.
Për herë të parë, përveç modalitetit automatik hybrid, përdoruesi mund të zgjedhë manualisht nivelin e dëshiruar të karikimit përmes një rrëshqitësi digjital në sistemin e komandimit.
Ashtu si e gjithë familja A5, modelet PHEV vijnë me paketë standarde të pasur pajisjesh.
Versioni më sportiv A5 e-hybrid quattro me nivelin më të lartë të fuqisë përfshin si standard: paketën e jashtme S line, paketën Black Styling, xhama të errësuar për privatësi, duke i dhënë automjetit pamje veçanërisht dinamike dhe elegante.

Vizitoni përfaqësuesin më të afërt
Jemi afër jush – me shërbim të autorizuar dhe prezencë të dedikuar në çdo cep të vendit.
Ekpi i Audi Reforma – këtu për ju, sa herë të keni nevojë
Stafi ynë është gjithmonë në dispozicion për t’ju ndihmuar me profesionalizëm, përkujdesje dhe përgjigje të shpejtë.
Cilësia është standardi ynë
Çdo veturë Audi vjen me garanci zyrtare prej 3 vitesh ose 60,000 km – për sigurinë dhe qetësinë tuaj.
Vlerësimet që flasin vetë
Ne jemi krenarë për çmimet dhe vlerësimet ndërkombëtare që Audi vazhdimisht fiton.