Mirëserdhët në AUDI REFORMA

Shitja e veturave: +383 44 136 434

Auto Servisi: +383 44 504 604

Shko tek:

Auto Pjesë

Zgjidhje të integruara për çdo aspekt të përvojës suaj me veturën.

https://audireforma.com/wp-content/uploads/2025/06/services-overview-1.png

Shitja e Veturave

Zbuloni gamën më të fundit të veturave Audi në ambientet tona moderne. Ekspertët tanë janë të gatshëm t’ju ndihmojnë të gjeni modelin ideal për stilin dhe nevojat tuaja.

SHIKO MË SHUMË
https://audireforma.com/wp-content/uploads/2025/06/services-overview-2.png

Servisimi i Veturave

Mbani veturën tuaj në gjendje perfekte me servisin tonë të autorizuar. Ofruam kontroll profesional, mirëmbajtje të rregullt dhe riparime me pjesë origjinale.

SHIKO MË SHUMË
https://audireforma.com/wp-content/uploads/2025/06/services-overview-3.png

Test Drive

Përjetoni ndjesinë Audi përpara se të merrni vendimin. Rezervoni një test drive dhe njihuni nga afër me teknologjinë dhe komoditetin që ofron çdo model.

SHIKO MË SHUMË

Ngjyrosja e Veturave

Ofrojmë ngjyrosje profesionale me standarde të larta dhe ngjyra origjinale nga prodhuesi, për një pamje perfekte dhe jetëgjatësi maksimale të mbrojtjes.

SHIKO MË SHUMË
https://audireforma.com/wp-content/uploads/2025/06/services-content-1.png

Pjesë për veturë

Për çdo nevojë të veturës tuaj, ne ofrojmë pjesë origjinale për Audi, VW, Škoda dhe SEAT – me garanci dyvjeçare dhe siguri maksimale në performancë.

SHIKO MË SHUMË
https://audireforma.com/wp-content/uploads/2025/06/services-content-2.png

Zbuloni mundësitë ekskluzive dhe shërbimet shtesë për një eksperiencë të plotë me veturën tuaj

Në Audi Reforma, përkushtimi ynë nuk përfundon me dorëzimin e veturës. Ne ju ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh shtesë dhe veçori të personalizuara që e bëjnë përvojën tuaj më të sigurt, më të rehatshme dhe të përshtatur për çdo nevojë tuajën.

Blerje Online

Bëni porositjen e veturës suaj nga komoditeti i shtëpisë. Platforma jonë online ofron të gjitha informacionet që ju nevojiten për të marrë një vendim të sigurt dhe të shpejtë.

Pagesa të Shumëfishta

Mbështesim metoda të ndryshme pagese – përfshirë transferta bankare, financime përmes partnerëve dhe forma fleksibile të pagesës sipas nevojave tuaja.

Ofertë për vetura në stok

Edhe pse nuk ofrojmë vetura me qira, ne ofrojmë mundësinë të përfitoni oferta të dedikuara për vetura të disponueshme menjëherë në stok – zgjidhje ideale për ata që kërkojnë dorëzim të shpejtë.

Sigurim Gjithëpërfshirës

Bashkëpunojmë me kompani partnere të sigurimeve për të ofruar pako gjithëpërfshirëse që mbulojnë veturën tuaj me transparencë dhe siguri maksimale.

Përkrahje për klientë 24/7

Stafi ynë i kujdesit ndaj klientit është i gatshëm të përgjigjet në çdo pyetje apo shqetësim tuajin, në çdo orë të ditës, përmes telefonit, emailit apo platformave online.

Asistencë në rrugë & navigim

Për çdo situatë të papritur në rrugë, ofrojmë asistencë teknike dhe këshillim. Gjithashtu, ju ndihmojmë me aplikacione dhe mjete digjitale për të planifikuar udhëtimet tuaja në mënyrë të sigurt dhe të informuar.